Connect with us

Rajon

Abazoviç: Ata që duan të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka mohuar çdo lidhje me organizata kriminale dhe i ka kërkuar Prokurorisë Speciale të hetojë.

“I bëj thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit që të hetojë të gjitha akuzat e mjegullta që lidhen me emrin tim”, deklaroi ai.

Abazoviç tha gjithashtu se është në dispozicion të autoriteteve shtetërore dhe ironizoi duke thënë: Ata që kanë ndërmend të më heqin qafe, të nxitojnë pasi laku në grykën e tyre po ngushtohet.

Kryeministri malazez paralajmëroi gjithashtu se ka përpiluar një listë me emrat e gjithë atyre që po destabilizojnë Malin e Zi për hir të mbrojtjes së interesave financiare të tyre.

Advertisement