Connect with us

Kosova

Abdixhiku: Bëje ose zhbëje marrëveshjen

Abdixhiku, Kurtit për Asociacionin: Ose sipas vendimit të Kushtetueses ose jo – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën e Kuvendit të hënën kur po raportonte kryeministri Albin Kurti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ka pasur një varg kritikash për të.

Ai e kritikoi Kurtin për mungesë transparence përsa i përket dialogut, dhe tha se “kaq shumë shpërfillje ndaj përfaqësuesve të popullit, nuk ka treguar askush asnjëherë”.

Përsa i përket formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, lideri opozitar tha se kryeministri duhet ta ketë parasysh që para vetes ka disa marrëveshje të nënshkruara

“Kryeministri duhet të kuptojë se ka një marrëveshje të ratifikuar në vitin 2013 në Kuvendin e Kosovës. Populli përmes deputetëve me 84 vota, që i bie 80 për qind e qytetarëve të Kosovës, e kanë marrë një vendim të tillë”, u shpreh Abdixhiku.

Sipas tij, kryeministri sot ka dy mundësi; ta zhbëjë këtë marrëveshje ose ta zbatojë atë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Të tjerat janë lojëra fjalësh për debate e konsume populiste” – u shpreh Abdixhiku.

 

Advertisement