Connect with us

Kosova

Abdixhiku krahason veten me Kurtin: Ai i mbron njerëzit e korruptuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka treguar se cili është dallimi mes tij dhe Albin Kurtit.

Sipas tij, Kurti i mbron njerëzit e korruptuar, ani pse ka ardhë në pushtet me zotime se s’ka korrupsion në qeverinë e tij.

“Qeveria e tij është përplot me korrupsion. Dhe jo vetëm që është me korrupsion, del dhe i mbron”, ka deklaruar Abdixhiku në Kallxo Përnime.

Abdixhiku ka përmendur emrat e njerëzve që kanë bërë korrupsion; Martin Berishaj, Nagip Krasniqi, rezervat shtetërore, 2271 tenderë sekret.

“270 milionë tenderë sekret. 100 veç në KEK”, shtoi Abdixhiku.

Tutje ai ka thënë se “nuk do të bëj fushatë negative të përplasjes, atë që s’mund ta pranoj në politike është të kemi sharje”, pëfundoi Abdixhiku.

Advertisement