Connect with us

Aktualitet

Abilekaj u “fik” entuziazmin mbrojtësve të SPAK-ut: Kam frikë nga kompetencat e mëdha që marrin institucionet

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emision u shpreh kritik ndaj punës së SPAK në vitin 2025. Ai renditi disa prej arrestimeve dhe ngritjes së akuzave më të bujshme ndaj disa politikanëve të lartë, duke u shprehur se rëndësi ka zbatimi i shtetit të së drejtës.

“Nuk e ndaj entuziazmin për SPAK-un dhe drejtësinë e re. Unë kam frikë jo nga SPAK-u, por nga kompetencat e mëdha që marrin institucionet. Në asnjë rast nuk ka ndodhur që të sfumohet puna e SPAK-ut. Thuhet nëse i bëri mjaftueshëm, por jo pse sulmohet. As për Veliajn as për Ballukun, as AKSHI-in. Por është rasti i dosjes “Metamorfoza” që është dështim, u dënuan disa me një vit me dy vite, njërit do t’i ktheni paratë tjetrit banesat.

Dua që Meta të dënohet për atë që ka bërë, edhe Berisha, por ka të bëjë me vendosjen e shtetit të të drejtës.

Ne të dënojmë një njeri të korruptuar vetëm si triumf të drejtësisë. Kur ne themi që Veliaj duhet të dënohet, duhet të kesh parasysh ligjin. Kur ti arreston Veliajn në zyrë duhet të thuash për këto arsye ligjore. Media ka qëllim të mbikqyrë një pushtet tjetër, ne duhet të shohim se si zbatohet shteti ligjor”- tha Abilekaj.

Advertisement