Connect with us

Aktualitet

Abuzim me tenderat, GJKKO dënon ish-kryebashkiaken e Patosit

GJKKO ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryetaren e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilajn. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Balilaj është dënuar përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj shërbim prove.

Balilaj akuzohet për veprën penale “Shkeljae barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

NJOFTIMI

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur

pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258-25 të Kodit Penal”.

 

 

  1. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Erjon Çela dhe Irena Gjoka, me vendimin Nr. 6, datë 15.01.2025 vendosi:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Balilaj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Balilaj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  • Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurës Rajmonda Balilaj me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjetësh burgim.
  • Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës Rajmonda Balilaj, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
  • Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Rajmonda Balilaj, dhe vënien e saj në provë për një periudhë prej 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj, me kusht që e pandehura gjatë

periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

  • Heqjen e së drejtës për të pandehurën Rajmonda Balilaj për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.
  1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Anisa Petani, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurës Anisa Petani, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
  • Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurës Anisa Petani, me një dënim të vetëm 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  • Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës Anisa Petani, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit burgim.
  • Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Anisa Petani, dhe vënien e saj në provë për një periudhë prej 2 (dy) vjet, me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.
  • Heqjen e së drejtës së të pandehurës Anisa Petani për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.
  1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Enirjada Rizaj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të

parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurës Enirjada Rizaj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021, datë

23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

  • Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurës Enirjada Rizaj, me një dënim të vetëm 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  • Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës Enirjada Rizaj, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit burgim.
  • Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Enirjada Rizaj, dhe vënien e saj në provë për një

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al periudhë prej 2 (dy) vjet, me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.

  • Heqjen e së drejtës së të pandehurës Enirjada Rizaj për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.
  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Beqiraj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim,

të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij 1 (një) vit burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Beqiraj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim,

të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

  • Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Shkëlqim Beqiraj, me një dënim të vetëm 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  • Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurit Shkëlqim Beqiraj, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit burgim.
  • Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Shkëlqim Beqiraj, dhe vënien e tij në provë për një

periudhë prej 2 (dy) vjet, me kusht që i pandehuri gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.

  • Heqjen e së drejtës së të pandehurit Shkëlqim Beqiraj për të ushtruar funksione publike per një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.
  1. Shpenzimet proceduriale, ato të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak u ngarkohen të pandehurve të këtij gjykimi solidarisht me bashkëtëpandehurit e tjerë të të njëjtit procedim penal, dhe ato të kryera gjatë shqyrtimit gjyqësor, sipas procesverbalit bashkëngjitur këtij vendimi, u ngarkohen të pandehurve të këtij gjykimi, në mënyrë solidare.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Advertisement