Connect with us

Politike

Abuzimi me paratë e shqiptarëve, Nesho: Rama ka ngritur arkitekturën e një pushteti të bazuar në korrupsion

Sipas ish ambasadorit Agim Nesho qeverisja aktuale ka krijuar një “arkitekturë të pushtetit të bazuar në korrupsion”, një fenomen i paprecedentë në 35 vitet e fundit të tranzicionit demokratik. Sipas këtij argumenti, kryeministri është “koka e organizatës” që e përdor korrupsionin si një mjet për të mbajtur dhe konsoliduar pushtetin. Si shembull konkret i këtij sistemi përmendet afera e inceneratorëve, e cila përshkruhet si një vjedhje e hapur për të cilën nuk jepet asnjë llogari, duke theksuar se një skemë e tillë nuk do të mund të ekzistonte pa “bekimin” e kreut të qeverisë. Ndërsa deklaratae e Marta Kos, e cila raportohet të ketë thënë se “shqiptarët janë njerëz që jetojnë me korrupsionin” u cilesua nga Nesho si një narrativë që vetë qeveria e projekton ndaj botës së jashtme, duke u përpjekur ta normalizojë korrupsionin si një “fenomen endemik” ballkanik për të justifikuar situatën e brendshme.

Agim Nesho: Unë mendoj që diferenca midis Ramës dhe gjithë qeverive të tjera, me të drejtë Abilekaj tha që nuk ka ndodhur asnjëherë një korrupsion i tillë gjatë 35 vjetëve të demokracisë, kjo është shumë e qartë. Pse? Është e qartë se ky ka ngritur arkitekturën e një pushteti të bazuar në korrupsion. Për arsye se nuk ka vizion, nuk ka zhvilluar vendin e tij. Ky korrupsionin e ka ngritur si qëllim për t’u pasuruar, për të mbajtur pushtetin e tij. Dhe po ta shikosh, ky është koka e gjithë organizatës për të projektuar këtë gjë. Sepse nuk ka mundësi që të mbijetojë një regjim i tillë i korruptuar që nga nga themeli deri në në  krye, domethënë pa patur bekimin e kryeministrit. Edhe kjo është shumë e sigurtë.

Pyetja ishte që ky njeri pse e bën gjithë këtë shoë të madh? A është një gënjeshtar përsëritës? Sigurisht që është. Sepse ne kemi arritur që me faktet e përmendura pa i përsëritur, fakte konkrete, korrupsioni në Shqipëri, jo vetëm që është i pakontrolluar, këtu është perceptuar tani, nga opinioni publik është provuar sepse këtu nuk ekzistojnë faktet më minimale. Prova është inçeneratori. Nuk ekziston fare. Janë vjedhjet e hapura që ky nuk jep asnjë llogari.

…ajo që thotë ky, ky është një inskenim që e bën vetëm për botën e jashtme dhe mua më vjen keq që këtë skenografi që e projekton në Shqipëri, ky e bën për të projektuar një realitet të pa që nuk ekziston në Shqipëri, që bën të mundur që Marta Kos vetë të thotë që shqiptarët janë njerëz të cilët jetojnë me korrupsion, duke i dhënë një formë që është vetë shoqëria, nga prapambetja e saj kulturore që e pranon korrupsionin si një fenomen endemik kudo. Kjo është një tezë e vjetër në Ballkan. Ky e ka marrë këtë. Ky është, domethënë, krye i korruptuari në Shqipëri, në qoftë se duhet të pranohet.

Çim Peka: Ambasador, është hera e parë që duhet të të kundërshtoj pak. Domethënë, kjo fjala nëse është krye i korruptuari, kjo qëndron. Që këtu ka shumë korrupsion, kjo qëndron. Por që edhe deklarata, pavarësisht nuancave që jep, e Marta Kos, që kjo është një shoqëri që jeton me korrupsionin, edhe kaq shumë nuk kemi pse e kritikojmë se një të vërtetë ka thënë. Se një shoqëri tjetër, me këto skandale që kanë dale, do i kishin çuar zgupthi. Po. Ajo sigurisht që ka lobuar për Edi Ramën. Pa dyshim. E sigurt që edhe edhe janë paguar. Por në finale, kur vjen momenti kritik, thotë shiko, shoqëria e din që ka këtë lloj korrupsioni. Ore, ti mund ta kritikosh për qëndrimin e saj, po ajo nuk kritikohet kur thotë një të vërtetë. Që kjo shoqëri s’po reagon. Kjo është një fakt, nuk është një fakt.

Agim Nesho: Shiko, kjo vjen, pa papërfunduar lufta dhe shpërbërja e Jugosllavis, ka një, një studim të një nga njerëzve kryesorë të CIA-s, kur e përmend Ballkanin, për fenomenet që po shoqëronin shpërbërjen e Jugosllavisë dhe e tensionit etnike, thoshte që Ballkani si popuj janë, domethënë, është një fenomen korrupsioni endemik. Këtë gjë Rama përpiqet që ta mbajë të ndezur në perëndim, për arsye sepse është marrë si një e vërtetë e pakontestuar. Domethënë e kanë pranuar të gjithë. Nuk është kështu. Nuk është kështu sepse vetë shoqëria orientohet kur shikon që qëndrimi parimor që mbajnë institucionet ndaj korrupsionit është i tillë. Po këtu kemi një shoqëri e cila tashmë ka degjeneruar. Në qoftë se ka qenë, një, fenomen që thotë Abilekaj dhe zoti Peka, që domethënë shoqëria e ka. E ka… jo e ka për arsye sepse vjen nga një shoqëri diktatoriale, nga një ish-perandori e cila ka funksionuar në liberalizmin dhe korrupsionin, për të korruptuar zyrtarët …

Abuzimi me paratë e shqiptarëve, Nesho: Rama ka ngritur arkitekturën e një pushteti të bazuar në korrupsion

Advertisement