Aktualitet
Abuzoi me vajzën 14-vjeçare, Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi këtë të mërkurë masën arrest me burg për 42-vjeçarin Dervish Hasi me profesion mjek, i cili akuzohet për abuzim seksual, pornografi dhe trafikim i të miturve. Mësohet se Gjykata ka rrëzuar rekursin e tij për masën e sigurisë, që u la në fuqi nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm më 7 shkurt të këtij viti.
Hasi u arrestua më 19 janar të këtij viti, pasi u zbulua se abuzonte me një 14-vjeçare. 42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt. Ndërkohë që në telefonin e personave të përfshirë në këtë ngjarje janë zbuluar se Hasi kishte detyruar të miturën që të kryente marrëdhënie seksuale në grup me disa të tjerë. Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit. Me gruan e parë e cila është dhe e vetmja martesë ligjore prej 20 vitesh ka tri fëmijë. Dy vajza pothuajse moshatare me të miturën, që e shfrytëzonte seksualisht prej dy vitesh, si edhe një djalë më të madh në moshë. Me dy gratë e tjera ka nga 2 fëmijë.