Aktualitet
Açka për zgjedhjet: Rezultat dramatik, Berisha t’i lërë alibitë
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutuar Açka folur për zgjedhjet vendore të 14 majit duke e cilësuar rezultatin si “dramatik”. Ajo u shpreh se të gjithë demokratët janë fajtorë për këtë rezultat, ndërsa theksoi se Sali Berisha duhet t’i lërë alibitë e humbjes.
“Ne humbëm se u fshehëm pas gishtit. Po e pranoj se kemi humbur. Në Kavajë ka fituar sepse ai ka punuar dhe është një njeri dinjitoz. Duhet të ketë një anaizë e thelluar përse kemi humbur. Të gjithë jemi fajtorë. Nuk ka alibi më, e përdorën me muaj të tërë 6 marsin. Shkodra ka qenë e humbur që në 6 mars. Në 2025 e kemi të humbur. Në Tiranën, Shkodër dhe Elbasan prisnim më shumë vota. Nëse do të largohet zoti Meta, është punë e tij. Ti duhet t’i ndash gjërat se kush është i shitur. Mua nuk më ka penguar çështja e non gartës, se nëse ka patur një njeri pro-europian, ka qenë Berisha. Ai duhet të dalë dhe të thojë se nuk e solli dot partinë në pushtet. Duhet të japë llogari para demokratëve.
Të paktën duhet të kishim marrë dhjetë Bashki. Duhet të një shpurë e re, të japin alternativë për të mbrojtur demokracinë. PD të reformohet dhe të hapet. Më është dukur vetja si mish i huaj. Në rast se këta njerëz nuk tëhiqen, këta kanë skenarë të tjera që do të errësojnë edhe më shumë PD.”, u shpreh deputetja e PD