Bota
Adoleshentët tentojnë të vjedhin 14-vjeçarin, e qëllojnë për vdekje
Dy të rinj tentuan t’i vidhnin celularin një 14-vjeçari. Kur ky i fundit kundërshtoi, një prej autorëve e qëlloi me thikë.
Ngjarja ndodhi në kryeqytetin francez, rreth orës 20:00. Sikurse raporton Le Figaro, Elias, së bashku po shokun e tij sapo kishin mbaruar stërvitjen e futbollit dhe po largoheshin nga qendra sportive. Dy adoleshentë, 16 dhe 17 vjeç, i zunë pritë për t’i vjedhur telefonin. Kur i mituri kundërshtoi, një prej autorëve e goditi me thikë në shpatull dhe më pas u larguan nga vendngjarja.
Miku i 14-vjeçarit i dha ndihmën e parë shokut të tij, ndërkohë që telefonoi ambulancën, por i mituri nuk mundi të mbijetojë.
Pas dëshmisë së mikut, policia identifikoi dy autorët, të cilët kanë precedentë të mëparshëm penale.
“Njëri ka qenë objekt i masës edukative gjyqësore në dhjetor 2023 për vjedhje dhe zhvatjes. Të dy janë proceduar në 30 tetor 2024 për vjedhjeje të kryera me dhunë dhe u ndalohej kontakti me njëri-tjetrin”, sipas Prokurorisë së Parisit.