Politike
Adrian Gashi zgjidhet kryetar i PD në Durrës, merr 586 vota
Partia Demokratike e Shqipërisë në Durrës ka zgjedhur kryetarin e ri të degës lokale. Në përfundim të procesit të numërimit të votave, fitues u shpall Adrian Gashi, i cili mori shumicën e votave të anëtarësisë.
Sipas rezultateve, Gashi siguroi 586 vota, ndërsa kandidati tjetër në garë, Erion Luka, mori 268 vota.
Zgjedhjet në degën e PD-së në Durrës u zhvilluan pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm, Ardian Muka, i cili u largua nga detyra disa javë më parë.
Procesi i votimit u zhvillua këtë të shtunë dhe nisi në orën 08:00, në selinë e degës së Partisë Demokratike në Durrës, ku anëtarët e kësaj force politike u thirrën për të zgjedhur drejtuesin e ri të strukturës lokale.