Politike
Adriatik Lapaj e paditi në Gjykatë për shpifje/ Shehaj i prerë: S’je i pari, as i fundit

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pasi drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj e paditi në Gjykatë për shpifje.
Shehaj shprehet se vjehrri i Lapajt është ai që ka dhënë vendimin për njohjen e një prone në bregdet, duke theksuar se ky veprim ka ndodhur në shkelje të ligjit. Ai ka akuzuar Adriatik Lapajn se ka qenë avokati i përfituesit të tokës, duke i kërkuar atij të dalë publikisht dhe të shpjegojë se si është e mundur që një vendim i dhënë nga vjehrri i tij është konsideruar normal nga Lapaj.

