Politike
Afera e inceneratorëve, Lubonja: Rama duhet të dorëhiqet
Analisti Fatos Lubonja tha këtë mbrëmje në emisionin ‘Open’, se kryeministri Edi Rama duhet të dorëhiqej pas zbulimit të aferës së incenratorëve.
Sipas tij, SPAK duhet të hetojë edhe persona të tjerë përveç Arben Ahmetaj.
Ai u shpreh se “Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kanë kapur gjithë shtetin, ose shteti i ka përdorur këta, nuk kuptohet mirë”.
“Janë skandale që nuk t’i merr mendja… Ky është një grup i strukturuar kriminal për të vjedhur dhe për të bërë qejfe, e jo për t’i shërbyer popullit. Rama duhej të jepte dorëheqje për mua. Por problemi është shumë i madh. Në një mënyrë ose tjetër, këta janë të gjithë brenda. Mërtiri, Zoto dhe Gugallja kanë kapur gjithë shtetin, ose shteti i ka përdorur këta, nuk kuptohet mirë. Ta reduktosh gjënë tek Ahmetaj, nuk e di SPAK sesa merret më gjithë këtë si kompleks, dhe sa i ka të ndara këta copa-copa”, tha Lubonja.