Connect with us

Politike

Afera ‘McGonigal’, Kim duhet t’i kërkojë falje Berishës

Paratë ruse janë të papranueshme në çdo formë në Shqipëri, por ‘ndëshkimi’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndryshon në varësi të partivë që u jep aksesin. Në momentin që Zëri i Amerikës publikoi raportin e Inteligjencës Amerikan që dilte në përfundimin se Partia Demokratike kishte marrë 500 mijë euro nga Rusia për lobimin në SHBA, në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha, thirrje e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin të njëpasnjëshme. Yuri Kim bëri thirrje që të hetohej çështja dhe të mos kishte asnjë lloj tolerance për njerëzit që pranonin paratë ruse në një kohë që Vladimir Putin kishte nisur luftën në Ukrainë.

Ajo zhvilloi dhe një mbledhje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) bashkë me përfaqësues të partive politike dhe influencën ruse e konsideroi një kërcënim serioz dhe kanosje të për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion. Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve,”- thuhej në njoftimin e bërë në atë kohë nga Ambasada Amerikane.

Por, në një kohë që mediat e vendi ‘gëlon’ nga një skandal që ka përfshirë qeverinë e kryeministrin Edi Rama, ‘Rruga e Elbasanit’ hesht. Hetimet e nisura për Bashën përfshinë demokratët në një skandal që për kohën dhe mënyrën se si ndodhi ishte e pafalshme, por hetimet e ish-agjentit të FBI-së zbuluan se e gjitha ishte një ‘flluskë’ e përgatitur nga qeveria Rama.

McGonigal kishte marrë 225 mijë dollarë për të ndikuar për të hapur hetimin ndaj një personi që lobonte për PD-në në SHBA (Supozohet që është Nick Muzin). Paratë u morën përmes Agron Nezës, dhe pavarësisht mohimit nga ky i fundit, akuzat janë se urdhri për dërgimin e valixheve me para kanë dalë nga Rama.

Kjo gjë zeron dhe deklaratën e bërë më herët nga Kim dhe gjëja e parë që duhet të bëjë ambasadorja është t’i kërkojë falje Partisë Demokratike!

Advertisement