Connect with us

Politike

Afera ‘Partizani’, Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Berishës, e lë në arrest shtëpie

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin për “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila lehtësoi masën e arrestit për Jamarbër Malltezin duke e lënë në arrest shtëpie nga ‘arresti me burg’ që i ishte caktuar për aferën ‘Partizani’.
Afera ‘Partizani’/ Malltezi kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, rekurs masës arrest në shtëpi

Jamarbër Malltezi ka depozituar një ditë më parë në Gjykatën e Lartë rekursin për heqje të masës së sigurisë.

Pasi fitoi lirinë në Apel dhe u la në masë arrest në shtëpi dy avokatët Antoneta Sevdari dhe Jurgen Vatnikaj kërkojnë që klienti i tij të jetë pa asnjë masë sigurie me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet.

Rekursi është dorëzuar një ditë më parë e ndërsa pritet të hidhet shorti dhe të caktohen data dhe ora e seancës. Ndërkohë kujtojmë se edhe vetë SPAK ka bërë rekurs në gjykatën e lartë ndaj vendimit të Gjyqtares Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarber Malltezin.

Rekursi i SPAK erdhi pasi zbuloi se Olldashi ishte në konflikt interesi me familjen Berisha, pasi kishte blerë apartament me çmim preferencial 712 euro m² në një nga 19 kullat e ndërtuara në kompleksin Partizani.

Advertisement