Politike
Afera ‘Partizani’, Artan Hoxha: Berisha rrezikon, çdo fjalë mund të përdoret kundër tij
Gjatë një interviste për gazetën TemA, gazetari Artan Hoxha ka komentuar në lidhje me procesin hetimor ndaj Sali Berishës, i cili u mbyll ditën e mërkurë dhe do të dërgohet për gjykim.
Hoxha u ndal tek strategjia mbrojtëse e Berishës, duke theksuar se do të ishte më mirë për të të heshtte, pasi çdo gjë që thotë ndërkohë mund të kthehet në akuzë kundër tij gjatë procesit gjyqësor.
Por, ai shtoi se është e qartë që Berishës nuk i intereson shumë vendimi penal, po i intereson shumë beteja me publikun.
“Dëgjova një arsyetim të Berishës që thoshte, blemë një apartament 400 mijë euro në Bruksel sepse çmimet në Tiranë janë më të shtrenjta.
Pra, nuk e di kush po e këshillon në këtë moment, por mendoj fiks ajo batuta e famshme e sherifëve amerikanë kur të arrestojnë dhe thonë, që nga ky moment, çdo fjalë që do thuash do përdoret kundër teje në process.
Dhe mendoj se Berisha po bën të njëjtën gjë. Por, jam i bindur se Berishës nuk i intereson shumë vendimi gjyqësor, por i intereson shumë beteja me publikun,” u shpreh Hoxha.