Bota
Agravojnë protestat në Francë, i vihet flakët restorantit të preferuar të Macron
Protestat në Francë janë agravuar dhe janë bërë të dhunshme. Sipas mediave franceze, të irrituar, protestuesit në Paris kanë sulmuar një nga restorantet e preferuara të presidentit francez Emmanuel Macron. Prej kohësh, pensionet mbi reformat e diskutueshme të pensioneve vazhdojnë dhe duket se nuk do të kenë të ndalur deri në dhënien e një zgjidhjeje.
Policia franceze duhej të krijonte një barrikadë rreth La Rotonde, të cilës iu vu zjarri nga protestuesit. Vendi pret një vendim për vlefshmërinë e legjislacionit javën e ardhshme, teksa këshilli Kushtetues do të vendosë për reformat më 14 prill dhe ka fuqinë për hedhur poshtë një pjesë ose të gjitha ato.
Tensionet, së bashku me aksionin e grevës, kanë shkaktuar përçarje në të gjithë Francën dhe të enjten u zhvilluan përsëri demonstrata në të gjithë vendin.