Kronike
Agravon sherri mes dy personave në Vlorë, plagoset 72-vjeçari
Një plagosje me thikë ka ndodhur në Vlorë një ditë më parë. Një 63-vjeçar pas një konflikti të çastit ka goditur me thikë një 72-vjeçar.
Si pasojë 63-vjeçari është lokalizuar dhe arrestuar nga policia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan në gjëndje të lirë shtetasin R. L., 63 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës, shtetasin P. Gj., 72 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”,- njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.