Rajon
Agravon sherri mes të rinjve shqiptarë dhe grekë në Athinë, plagosen me thikë tre persona

Një përleshje e përgjakshme mes pesë personash është regjistruar mbrëmë në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në sheshin Hymettus. Sipas mediave greke përpleshja ka ndodhur pas një sherri në një dyqan mes të rinjve shqiptarë dhe grekë. Nuk dihet arsyet që sollën këtë përleshje por situata agravoi në përdorimin e armëve të ftohta.
Njëri prej të rinjve nxori një thikë dhe filloi të godiste të tjerët. Nga përleshja janë plagosur tre personave mes tyre edhe një shqiptar. Ata janë shtruar në spitalin “George Gennimatas”. Të palgosurit janë dy grekë të moshës 18 dhe 20 vjeç dhe një shqiptar 30-vjeçar. 20-vjeçari u plagos në shpinë dhe në mushkëri dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Policia ka vënë në pranga dy persona, konkretisht një shqiptar 18-vjeçar dhe një grek 17-vjeçar.

