Aktualitet
“Agresorët japin para me fajde”, Artan Hoxha zbërthen konfliktin e avokatit Sokol Mëngjesi: Kërkoi 1/7 e pronës
Avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën, pas dhunës barbare të ushtruar ndaj tij një ditë më parë nga katër persona tashmë të arrestuar.
Sakaq, gazetari Artan Hoxha ka treguar për konfliktin që çoi në ngjarjen e rëndë. Ai tha se konflikti ka nisur që para një muaji, kur i dyshuari Dritan Nano e paralajmëroi avokatin që të tërhiqej nga pretendimi që kishte për të marrë përqindje në tokën të cilën kishte arritur t’ua rikthente përmes gjyqit, ose në të kundërt “do e dëmtonte”.
Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se studio ligjore e avokatit Sokol Mëngjesi ishte në gjyq për gati 6 vjet me shpenzimet e veta, pasi kishte kontratë me palën që përfaqësonte, që nëse do të mund t’u rikthente tokën, do merrte 1/7 e hapësirave në ndërtesën që ishte ngritur mbi pronë.
Ai gjithashtu tha se personat që e dhunuan avokatin nuk janë të panjohur për policinë, pasi japin para me fajde.
Janë treguar barbarë, e vetmja gjë që kanë bërë është që kanë pritur të çojë djalin. Ka një frakturë që është shumë e madhe, ka patur një dorezë metalike. Në momentin e parë ka rënë pa ndjenja në tokë, pastaj kanë shkuar agresorët e tjerë dhe e kanë qëlluar me shkelma në kokë. Kjo duket që ka dhe një lloj urrejtje për ta bërë.
Është një avokat i formuar, profesionist. Edhe midis kolegëve ka një imazh shumë të mirë. Ka të gjitha çështjet e Kishës Ortodokse, ka çështjen e Begetit, e një biznesmeni izraelit. Në fillim avokati ishte koshient dhe foli.
Bëhet fjalë për një truall ku janë ndërtuar kulla te Liqeni, katër kulla, një nga ato e ka biznesmeni Bashkim Ulaj. Kompania ndërtuese ka patur një problem me pronarët e tokës, nuk arrinin dot ta fitonin të drejtën e tokës.
Këta kanë bërë një marrëveshje, kanë rënë dakord me studion e avokatit, që studio do të merrte përsipër të gjitha shpenzimet gjyqësore për 6 apo 7 vjet, me kushtin që nëse rikthehej toka, studio do të merrte 1/7 e sipërfaqes, apo në hyrje se kulla ishte ndërtuar. Gjatë kësaj kohe zhvillohen proceset, e fiton avokati, shkon e regjistron, janë 10 çertifikata. Njëri nga pronarët, Dritan Nano, nuk ka qenë dakord dhe nuk e ka pranuar, ka thënë “e kemi fituar vetë gjyqin”.
Më mbrapa, ia ka bërë të qartë avokatit që nuk ke për të marrë pjesën. Avokati ka marrë kontratën, dhe ka shkuar në gjykatë. Policia ka bindur prokurorin që të kërkojë burg për atë dhe ai është ndaluar. Personi në fjalë një muaj më parë ka kontaktuar kolegë të avokatit dhe e ka paralajmëruar të tërhiqet. Dhe çfarë ka bërë, ka mbledhur një rrjet njerëzish të afërm dhe krushqi. Ai është përballur direkt me avokatin dhe e ka vënë në dijeni që jo vetëm nuk do e paguajë, por do e dëmtojë nëse nuk tërhiqet.
Ata japin para me fajde, nuk është se janë të panjohur për policinë, nuk i ka gjetur kot ai. Njëri nga ata ka deklaruar dhe ka thënë se porosinë e kemi marrë vetë.