Aktualitet
Ahmetaj: Ka mercenarë të paguar në këtë fushatë kundër meje
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj hodhi poshtë spekulimet se ndaj tij ka një akuzë zyrtare nga Prokuroria .
Ai tha se ka një dosje që quhet 277/1 që janë veprimet e Ministrive të Drejtësisë, të Ministrisë së Energjisë dhe të Zhvillimit Ekonomik ku unë isha ministër. Unë dua ta deklaroj që në procedurën e inceneratorit të Elbasanit, inceneratorit të Fierit dhe inceneratorit të Tiranës unë nuk kam marrë pjesë, kam zero përfshirje. S’ka akuzë ajo, ajo ka informacion. Patjetër që po hetohet. Të inceneratori i Elbasanit kam zero përfshije në procedurë.
Unë unk kam firmë te inceneatori i Elbasanit, inceneratori i Fierit dhe tek procedura e Tiranës. Po them dhe një gjë. Të dyja veprat publike, Elbasani dhe Fieri, janë të dosmosdohsmme. Kanë pastruar qytete.
Ahmetaj e ka cilësuar mercenar gazetarin i cili ka publikuar të dhëna që sipas tij, e implikojnë atë në aferën e inceneratorëve.
Adriatik Doçi ka publikuar dhe disa e-maile sipas të cilave Ahmetaj ka paguar hotelet me kartën e njërit prej ndërtuesve të inceneratorëve.
Ahmetaj tha se gazetari është sjellur si mercenar, duke shkruar se në vilën e tij ai bashkë me gruan organizojnë orgji. Ai tha se Zoto mnuk ka paguar kurrë pë rtë, nuk ka udhëtuar kurrë me të dhe nuk ka asnjë lidhje me të.
Ahmetaj: Është mercenar.
Fevziu: Çfarë do të thotë mercenar, është gazetar ka bërë një investigim.
Ahmetaj: E di çfarë ka thënë ky djali që ke sjell në studio? Ky ka shkruar në portalin e tij se unë dhe Eriola, tek shtëpia në plazh që ftojmë miq dhe bëjmë orgji. Tani të më thonë mua qytetarët shqiptarë, a ka ndonjë gjë morale. Sulmet janë fakte të mercenarëve. Jo s’është e vërtetë, nuk kam fjetur në hotel. Veten e kam të pastruar, madje deklarim që nga viti 98’ fije për pe. Sikur gjysma e politikanëve të bëjnë atë që kam bërë unë…