Politike
Ai është një morr jo shef i madh”, Taulant Balla për zyrtarin e AMP
Ditën e djeshme sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Tiranës arrestoi për gjobëvënie një gazetar dhe një punonjëse të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndërsa një drejtues i Agjencisë në Drejtorinë e Përgjithshme u shpall në kërkim.
Lidhur me këtë rast në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, theksoi se zyrtari i AMP ka qenë në procedim disiplinor për shkarkim sa i takon shkeljeve të tjera. Balla tha se edhe nëse nuk do të zbardhej kjo skemë ai do të shkarkohej nga puna për shkak të shkeljeve të tjera. Ministri shprehet se ai nuk ka pasur ndonjë post të rëndësishëm në AMP duke e krahasuar atë edhe me një parazit.
Blendi Fevziu: Një zyrtar i AMP-së e përdorte informacionin për gjobëvënie…
Spartak Koka: Kaq mirë e kishim situatën me krimin sa shefat e sektorit të AMP-së luftonin drejtuesit e policisë dhe anasjelltas… Një person që ngre një strukturë të tillë dhe pastaj merrej me portale, strukturë kriminale, me përfaqësues SHISH, të AMP shefa sektori, punonjës në Durrës, paguajnë gazetarë portalesh dhe sulmojnë drejtuesit e policisë, i denigrojnë. Këta drejtues që ju i keni vendosur së fundmi edhe në garë kjo është tërrësisht e pandershme dhe e papranueshme që këta persona që paskan qenë këtu…
Spartak Koka: Jo nuk janë arrestuar. Personi organizator është në kërkim…
Spartak Koka: Është shef sektori mo. Ka qenë në Durrës person i rëndësishëm.
Taulant Balla: Kjo është çështje kulture. Ne po flasim për një rast që është…Këtu para 48 orëve ka pasur një kallëzim dhe brenda 48 orëve është zbuluar e gjithë skema.