LAJMI I FUNDIT
Ai ju do me të vërtetë nëse i bën këto gjëra
Dashuria është një ndjenjë e mahnitshme. Të dashurohesh është eksperienca më e bukur që mund ta përjetosh në këtë planet, por mund të jetë edhe më e keqja.
Nganjëherë është e vështirë ta dish kur mashkulli juaj ju do, pasi që meshkujt mund të jenë shumë të vështirë për t’u “lexuar”.
Por, disa shenja mund t’ju ndihmojnë që ta dini nëse ai ju do me të vërtetë. Këto janë ato:
1. Ju shikon vazhdimisht në sy
Kur një mashkull nuk është i interesuar në dikë, sytë e tij shikojnë larg. Shikojeni shikimin e tij dhe nëse e gjeni duku ju shikuar vazhdimisht, ai ka rënë në dashuri me ju,
2. Ju falë shpesh
Nëse mashkulli juaj nuk mund të qëndrojë i zemëruar me ju më shumë se disa orë, është dashuri! Njerëzit të cilët dashurojnë dhe kujdesen për njëri-tjetrin, nuk mund të qëndrojnë të zemëruar shumë orë pa u penduar. Nëse ai e bën hapin e parë dhe ju falë edhe nëse jeni gabim, ai ju do shumë.
3. Gëzohet gjithmonë kur të sheh
Mund ta ketë ditën më të keqe në botë, por sapo t’ju sheh, humori i tij ndryshon menjëherë. Kjo është pika ku ju mund ta dini se jeni drita e jetës së tij.
4. Ai përdor gjithmonë fjalën ne
Në biseda të përgjithshme, qoftë duke folur për ty ose dikë tjetër, do ta vëreni duke e përdorur fjalën “ne” në vend të “unë”, që do të thotë ‘biznes’! Atij i pëlqen që të jeni bashkë, më shumë sesa të jetë vetëm.