Connect with us

Bota

“Ai nuk kishte frikë, as ne nuk kemi”/ Përcillet për në banesën e fundit kundërshtari më i madh i Putinit

Sot është përcjellë për në banesën e fundit ish kritiku dhe kundërshtari më i madh i presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny.

Nën forca të shtuara të sigurisë, arkivoli ka mbërritur në varrezat e Moskës, ku do të bëhet edhe varrosja e tij pas pak.

Ndërkohë që kambanat e kishës binin, qytetarët e mbledhur për t’i dhënë Navalnys lamtumirën e fundit, brohorisnin: Ai nuk kishte frikë, as ne nuk kemi”, “Faleminderit Alexei!”.

Teksa hidhnin lule në rrugë ata brohorisnin: “Nuk do të të harrojmë”, ndërkohë që duartrokisnin gjithë kohës.

Advertisement