Shkrime
Ai nuk varet nga Doktori/ Një flori si Flori i duhet shqiptarëve për çlirimin e Tiranës
Nga Basir Çollaku
Tirana, me gjithë masakrën antikushtetuese të Ramës, duket se do të shkojë në zgjedhje vendore me 9 nëntor. Arrestimi i ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, pas 8 muajsh detyroi shefin kryeministër të veprojë. Deputetja Manasterliu është zgjedhja social-rilindase. PD bëri një kapërcim dhe një ofertë. Në kohën kur 11 majiit 2025, ende nuk i ka dalë biopsia perëndimore e vëzhgimit. nuk shkoi pas agjendës së qeverisë. Figurat me profil politik të spikatur kishin dilema. Duke dashur të zgjerojë aleancën elektorale sa më tepër, ftoi qytetarët përtej partisë të bëheshin gara e madhe. Natyrisht PD ka shumë emra me integritet e kontribut sakrifikues. Çdo njëri prej tyre do të mbillte dinjitetin e munguar dhe jo një orbital të paqenë. Zyrtarisht PD dhe partitë e tjera opozitare, kanë mbështetur artistin. arkitektin, Florian Binajn, kandidat të vetëshpallur.
Turravrapi i pushtetit u kap gafil. Rama thiri në intervistë Ogertën. Bodrumet informative të sajesave u ndezën. Menduan refrenin fajin e ka Saliu dhe nisën vallen. Po të kishte qenë “fajtor” Saliu më shpesh në këtë mënyrë PD do të kishte më pak dëme elektorale dhe rezultat më të mirë.
Thyen gishtat duke shkruar se ai ishte imituesi komedian i Ramës. Po. Vesin dhe jo virtytin e KM ka nxjerr në pah me artin e tij. Me to është gajasur shikuesi. Harruan të thonë është arkitekt. Bash mungesa e madhe e Tiranës së shpartalluar. Harruan të thonë se moderon dhe bashkëpregatit një nga emisionet investiguese më të mira në vend. Profesionist në çdo punë. Ka ndërtuar suksesin pa karriken e asnjë partie. Vërshuan foto ku ka qenë në një akt bamirësie, ku ish-kryebashkiaku shërbente ndoshta propogandën e tij. Hapur. Para kamerave.
Të gjithë ziliqarët politikë, ata opozitarë, janë takuar me Veliajn fshehur. Ka prej tyre duarngjyer edhe në leje ndërtimesh, investimesh e shërbimesh. Flori maksimumi ka marrë leje për arsye mirësjelljeje, për tu larguar në fund të takimit. Protestues në punë në llojin e punës dhe jashtë saj. Florin duhet ta votojnë banorët e Tiranës për të ndaluar ankesat e tipit…janë të gjithë njësoj..Epo ja që ky është ndryshe. Skepticizmi i kandidatit politik kur gara nuk ka të tillë, apo kur intelektualët e angazhuar në PD nuk u thirrën nga partia për tu përfshirë, ka në brendi elementë të një situate të pazakontë. Asnjë deputet apo ministër i Ramës nuk është as 20 përqind e Florit dhe do të ngjasonte me paraardhësin në qeli.
Kandidimi Binajt është një mundësi për të ndaluar vrasjen e Tiranës. Ai nuk varet as nga oligarkët, as nga partiakët, as trafikantët, as diplomatët. Një flori si Flori, për çlirimin e Tiranës është rasti kur PD bëri edhe nëse i zu pritë rastësia dhe rrethanat, çfarë qytetarët e Tiranës e Shqipërisë, i kërkojnë politikës, por e kapur nga statistikat e interesit, nuk ua jep..Suksese Flor!