Aktualitet
‘Air Albania’ vendoset nën sekuestro, aksionet bllokohen për mospagesë të pagës
Me vendim gjykate të formës së prerë, kompania ‘Air Albania’ është vendosur nën sekuestro konservative.
Sipas ‘Top Channel’, vendimi është marrë nga gjykata e juridiksionit të përgjithshëm të Tiranës më datë 4 tetor pas padisë së ngritur nga shtetasi turk, Sinan Isek.
Isek ka ngritur pretendime ndaj kompanisë për mosmarrjen e pagës së tij. Ai ka mbajtur postin e shefit të operacioneve të fluturimeve, si edhe të trajnuesit të stafit të kompanisë me flamur shqiptar, por ku 49 për qind të aksioneve i zotëron Turkish Airlines. Vendimi për sekuestron e kuotave dhe aksioneve është dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 6 nëntor.