Connect with us

Pinknews

“Ajo të vjen afër dhe ti qëndron”/ Krisa debaton me Tirin, shkak bëhet Livia

Krisa dhe Tiri, të cilët janë çift në jetën reale, kanë pasur një debat të fortë në Big Brother VIP Albania.

Edhe pse shtëpia nuk e di ende që ata janë në lidhje, tensionet mes tyre janë bërë të dukshme.

Krisa ka shprehur shqetësimin e saj pasi e pa Tirin duke qëndruar afër Livian, duke menduar se ai nuk mbante distancë.

Ajo tha: “Nuk e kam me Livian, por më mërziti sjellja jote. E kam parë që ajo iu afrua dhe ti nuk e mbajte distancën”.

Nga ana tjetër, Tiri u justifikua, duke thënë se ai kishte menduar që Krisa nuk do të kishte problem me afrimitetin e tij me Livian.

Ai theksoi se vetë Krisa e kishte inkurajuar të qëndronte me Livian dhe nuk kishte menduar se kjo do të krijonte ndonjë problem.

Debati mes çiftit ka krijuar dyshime dhe tensione në shtëpi, duke shtuar edhe më shumë intrigën për dinamikën e marrëdhënieve të tyre në lojë.

Advertisement