Connect with us

Bota

Aksident fatal në ekspozitën e makinave, mjeti merr përpara turmën me njerëz

Ngjarje e rëndë në Gjermani. Pesë persona u plagosën kur një makinë u përplas me turmën në një ekspozitë makinash klasike në Hannover të shtunën, tha policia dhe departamenti i zjarrfikësve. Shfaqja e makinave po zhvillohej në Schützenplatz, një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh që përdoret për ngjarje.

Sipas policisë, shkak i aksidenti dyshohet se është bërë një defekt në makinë.

Zëdhënësi i policisë Dennis Schmitt tha se nuk kishte prova për një lidhje me terrorizmin dhe makina u konfiskua për inspektim. Dëshmitarët thanë se shoferi ishte i tronditur kur doli nga automjeti.

Advertisement

TRENDING