Connect with us

Bota

Aksident i frikshëm në Athinë – VIDEO

GREQI- Alarmi është ngritur herët në mëngjesin e së martës pasi në autostradën kombëtare, konkretisht në lartësinë e Avlonës dhe rrugës për në Athinë , ka ndodhur një aksident automobilistik në të cilin janë përfshirë më shumë se dhjetë makina. Në zonë, dukshmëria është e kufizuar për shkak të mjegullës, e cila vështirëson shikimin e drejtuesve të automjeteve, duke sjellë përplasjen.

Video nga vendi i përplasjes tregon se janë përfshirë edhe kamionë, ndërsa disa nga makinat janë dëmtuar rëndë. Qarkullimi kryhet nga rruga anësore me vështirësi. Sipas një informacioni zyrtar nga Policia Rrugore, aksidenti rrugor ka ndodhur pak minuta pas orës 9 të mëngjesit. Më herët, në orën 08:30, një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur në drejtim të Lamisë, ku janë përplasur gjashtë automjete.

 

Advertisement