Connect with us

Kronike

Aksident i frikshëm në Thumanë/ Përplasen 4 automjete, 3 të plagosur

Një aksident me pasojë lëndimin e tre personave ka ndodhur gjatë natës në aksin Thumanë-Fushë Krujë.

Në aksident janë përfshirë katër automjete.

Mësohet se drejtuesi i një automjete me shtetësi të huaj ka goditur barrierat anësore duke përfunduar në sensin tjetër te lëvizjes, në të cilën ka përfshirë dhe tre automjete të tjera.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ndërsa drejtuesi i autoveturës me shtetësi të huaj ndodhet në gjendje të rëndë

 

Advertisement