Connect with us

Kronike

Aksident i katërfishtë në rrugën Lezhë-Shëngjin

LEZHË- Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën Lezhë-Shëngjin. Mësohet se një automjet, i cili lëvizte me shpejtësi ka goditur një person që lëvizte me biçikletë dhe 3 automjete të tjera që ishin të parkuara para një lokali.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës, i cili është dërguar me urgjence në spitalin e Lezhës. Deri më tani shkaku kryesor i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara por edhe lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë natës të cilat kanë vijuar edhe ditën e sotme. Ndërsa, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidenti.

Advertisement