Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë/ Kamioni i Forcave të Armatosura përplaset me një makinë, dy viktima

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë mesditë në Gjirokastër. Kamioni i Forcave të Armatosura është përplasur me një makinë në aksin Tepelenë-Gjirokastër në afërsi të kthesës së Viroit. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, Pano Kalanderi 56 vjeç dhe pasagjeri që ishte në makinën me të. Viktima e dytë ende nuk është identifikuar.

Gjithashtu, mësohet se shoferi i kamionit të Forcave të Armatosura është plagosur lehtë dhe është tramsportuar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Aksident i rëndë në Gjirokastër, kamioni i Forcave të

Pamje nga aksidenti

“Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip “Volksëagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen Cady”, shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.

Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën”, njofton Policia.

Advertisement