Kronike
Aksident i rëndë në aksin Lezhë – Shkodër, makina përplaset me zetorin, 2 të vdekur, një i plagosur
Një aksident i rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë – Shkodër. Një automjet tip Fiat është përplasur me një zetor në vendin e quajtur kryqëzimi i Kallmetit.
Nga informacionet paraprake të gazetarit Elsic Hila, mësohet se dy persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur
Lajmi ne perditesim….
SHKODËR– Një ngjarje e rëndë me dy viktima ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër. Aksidenti tragjik ka ndodhur te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit” rreth orës 05:10 minuta.
Një automjet ‘Fiat’ ka goditur nga pas një zetor, ku nga përplasja e fortë kanë humbur jetën në vend, shoferi dhe pasagjeri i Fiat-it. Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Fiat” Prend Marku, 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi Martin Gjoka, 54 vjeç.
Drejtuesi i zetorit, Ardian Tomaj nga fshati Gocaj, ka humbur kontrollin duke e nxjerrë mjetin nga rruga e për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Lezhës.
Paraprakisht, shkak i këtij aksidenti tragjik dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe përgjumja e shoferit të Fiat-it. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shkaqet e këtij aksidenti tragjik.