Aktualitet
Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Vorë/ Makina përplaset me betonieren, 4 persona digjen brenda automjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë gjatë orëve të para të mëngjesit. Një automjet është përplasur me një betonere dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona. Si pasojë e përpjasjes së rëndë, makina ka shpërthyer në flakë dhe 4 personat janë djegur brenda. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.
Lajm në përditësim
-Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, përplaset një makinë me një betoniere, humbin jetën 4 të rinj
-Aksidenti me 4 viktima, në vendngjarje shkoi një zjarrfikëse nga Kamza, por nuk arriti t’i shpëtonte
-Aksidenti në Fushëprezë, ‘Benz’-i ku udhëtonin 4 të rinj goditi nga pas betonieren e parkuar dhe u dogj
-Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë, një makinë mori flakë pasi u përplas me një betoniere, 4 viktima
-Aksidenti në Fushë Krujë-Vorë, makina u shkrumbua totalisht, brenda saj u dogjën 4 të rinj
LAJMI NE PERDITESIM
Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.
Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.
LAJMI NE PERDITESIM
Katër të rinj humbën jetën nga një aksident tragjik të ndodhur në Fushë Prezë. Mësohet se viktimë kanë mbetur Erid Laçi, Enejd Laçi vëllezër edhe Andi Laçi i afërm i dy vëllezërve nga Borizana Krujës dhe Enrikejd Kurti.
Makina e të rinjtë është përplasur me një betonierë, dhe më pas është përfshirë nga flakët, si pasojë katër të rinjtë kanë ndërruar jetë.
Ndërkohë shoferi i betonieres Aleksandër Krrashi eshte shoqeruar ne polici.

