Në autostradën “Ibrahim Rugova”, një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 të rinjve, ka ndodhur rreth mesnatës në afërsi të Prizrenit.
Tre persona të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur.
IndeksOnline, bën të ditur se viktima të këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20-vjeçare.
Po sipas të njëjtave burime, shoferi i cili i ka përplasur viktimat është Arlind Syla, familjar i Lordit.
Siç raportojnë mediat në Kosovës, aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina.
Njëra nga makinat ka goditur disa persona, të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kritik.
Ndërkohë që janë publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë xhiruar nga një prej personave që po e përcjellin nga afër garën dhe kanë kapur momentin e tmerrshëm që për tre tjerë ishte fatal.