Kronike
Aksident i rëndë në Kukës, kamioni i kromit zë poshtë shoferin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës. Shoferi i një kamioni të ngarkuar me krom në Kalimash ka humbur jetën.
Nga të dhënat e para mësohet se, viktima është identifikuar si S. Lugja, 37 vjeç.
I riu dyshohet të ketë humbur jetën në mënyrë aksidentale në karrierat e kromit në Kalimash. Paraprakisht mësohet se 31-vjeçari ishte duke manovruar për shkarkimin e kamionit me mineral kromi, por ka humbur kontrollin.
Për pasojë kamioni është përmbysur duke i shkaktuar vdekjen 31-vjecarit.
Në vendngjarje janë grupet e eksperteve të policisë për të hetuar dhe përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje.
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

