Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës, automjeti me 4 vetë përplaset me trafikndarësen

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 05:05 në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi G. M., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Pasi ka dalë nga makina bashkë me tre pasagjerët, ata janë goditur nga një tjetër automjet me drejtues shtetasin I. L.

Si pasojë e goditjes, G. M. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tre pasagjerët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Drejtuesi i automjetit të dytë, I. L., është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement