Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë/ Vdes 23-vjeçari, shpëton vajza e tij (EMRI+FOTO)

ITALI- 23-vjeçari shqiptar Edi Berisha është viktima e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e së enjtes rreth orës 13.30 në Nuvolerë, buzë rrugës shtetërore 45bis në Itali.

Sipas mediave vendase, Berisha ishte në timonin e një Renault Clio, në të cilin ishte e pranishme edhe vajza e tij njëvjeçare. Sipas asaj që është rikonstruktuar deri tani, duket se makina ka kaluar në korsinë e kundërt teksa po udhëtonte në drejtim të Salos, në atë moment po vinte një mjet i rëndë dhe përplasja ishte e pashmangshme.

Berisha ndërroi jetë menjëherë ndërsa vajza e vogël u shpëtua dhe u shtrua në spital ku mbërriti me helikopterin e shpëtimit. Lëndime jo të rënda edhe për shoferin e kamionit 52-vjeçar, i cili u dërgua në spital pas përplasjes.

Siç ndodh gjithmonë në këto raste, do të hapet rast hetimi për vrasje në rrugë. Automjetet e përfshira kanë përfunduar në sekuestrim, ndërsa trupi i Berishës është dërguar në morg ku do ti bëhet autopsia.

Djali ishte me origjinë nga Shqipëria, por prej disa kohësh jetonte në një shtëpi në Gavardo. Më pak se një muaj më parë ai kishte mbushur 23 vjeç, duke festuar si gjithmonë me Martinën, partneren e tij të dashur që punon në një dyqan në qytet. Në Val Sabbia ai njihej për lojën e futbollit në disa ekipe amatore dhe për kryerjen e punëve të truprojës në të kaluarën.

Aksident i rëndë i merr jetën 23-vjeçarit shqiptar në

Advertisement