Kronike
Aksident i tmerrshëm/ Makinat përplasin njëra-tjetrën, humb jetën 60-vjeçarja

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i cili ndodhi pak para mesdite në autostradën Fier-Lushnjë,pranë vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit” me pasojë tre të plagosur. Policia njoftoi se ka humbur jetën pasagjerja 60- vjeçare, automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M. Ndërsa kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M., shtetasja M. K., rreth 60 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

