Connect with us

Kronike

Aksident i trefishtë në Lushnje, plagoset rëndë e moshuara (DETAJET)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Çermë-Lushnjë, pranë Dushkut.

Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete.  Mjeti tip fugon me targa AB 411CM u përplas me kamionin me targa maqedonase RA5603Ab dhe pas tyre një mjet tip “Audi” me targa AB 963DT.

Si pasojë është plagosur një e moshuar e cila është dërguar në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement