Connect with us

Kronike

Aksident i trefishtë, një prej mjeteve futet në oborrin e një banese

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme, në dalje të qytetit të Pogradecit.

Në aksident janë përfshirë dy mjete që kanë qënë në të njëjtën korsi, të cilët janë përplasur. Më pas, njëra prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të tretë në oborrin e një banese.

Një prej personave në mjetin “Mercedes”, ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spitalin e qytetit, për marrjen e ndihmës së duhur shëndetësore.

Mësohet se mjeti që e ka goditur nga pas “Mercedes”-in, drejtohej nga një shtetas i huaj. Policia ndodhet në vendngjarje, për të hetuar shkaqet.

Advertisement