Kronike
Aksident me vdekje, motori përplas këmbësorin

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Leminot të Maliqit.
Nga informacionet paraprake mësohet se një motor ka përplasur një këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

