Connect with us

Kronike

Aksident me vdekje në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, humb jetën 14 vjeçarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të martë në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Gazetari i NTV.AL raporton se një automjet me targa greke, në lëvizje e sipër, ka përplasur për vdekje një 14-vjeçare. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave. Njoftimi i policisë: Maliq/Informacion paraprak. Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin, ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën. Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement