Connect with us

Kronike

Aksident me vdekje në Sarandë, makina përplaset me bordurën/ EMRI dhe FOTO

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Sarandë ku një 34-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit.

Mësohet se 34-vjeçari Arlin Qendro ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një bordurë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Pas njoftimit nga një qytetar i rastit ka shkuar ambulanca dhe 34-vjeçari është transportuar në urgjencën e spitalit, ku është konfirmuar vdekja e tij. Mësohet se 34-vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij.

Perditesim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e kësaj të shtune në Sarandë. 34 – vjeçari Arlind Qendro, banor i Sarandës, duke udhëtuar me mjetin e tij ka dalë nga rruga fillimisht është përplasur me bordurën e rrugës dhe pastaj ka rënë poshtë. Për rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit në afërsi të Hotel “Panorama”. Pas njoftimit nga një qytetar i rastit ka shkuar ambulanca dhe 34-vjeçari është transportuar në urgjencën e spitalit, ku është konfirmuar vdekja e tij. Mësohet se 34 vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij. Sherbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës kanë shkuar në vend ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë.

Aksident i rëndë në Sarandë, humb jetën 34-vjeçari Arlind Qendro - Saranda Web

Advertisement