Kronike
Aksident në aksin Bulqizë-Shupenzë, plagoset drejtuesi i mjetit
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë.
Automjeti tip “Fiat” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë/informacion paraprak
Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, shtetasi E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.