Connect with us

Kronike

Aksident në aksin Kavajë-Rrogozhinë, përplasen dy mjete, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kavajë-Rrogozhinë. Mësohet se dy mjete janë aksidentuar me njëra-tjetrën. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 persona, të cilat janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Më datë 18.12.2022, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, në fshatin Gosë, janë përplasur dy automjete. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit I. Xh., rreth 40 vjeç, F. B., 40 vjeç, dhe O. K., 26 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement