Kronike
Aksident në aksin Laç-Patok, plagoset 23-vjeçari
Një aksident është shënuar këtë pasdite në aksin Laç-Patok. Një 23-vjeçar, i cili po udhëtonte me motomjetin e tij u përplas nga një automjet tjetër në rrugën dytësorë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, i riu u dërgua në Spitalin e Traumës por ende nuk ka informacione për gjendjen e tij shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethana dhe shkaqet e këtij aksidenti.