Kronike
Aksident në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat”, përplasen 2 automjete, një i lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat” nga ku mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë është lënduar një person. Sipas policisë, i lënduari me iniciale P.S., ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Vau i Dejës–Bushat”, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. S.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi P. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin R. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

