Kronike
Aksident në aksin Shkodër-Koplik, raportohet për…
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/05/aksident-11.jpg)
Një aksident ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, ku një motor ka goditur nga pas një automjet. Si pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor, kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin E. A., 41 vjeç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, duke drejtuar motomjetin e tij, ka goditur nga pas automjetin me drejtues shtetasin Sh. P., 64 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar 41-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)