Connect with us

Kronike

Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një 60-vjeçar është përplasur për vdekje në Durrës te mbikalimi i këmbësoreve në lagjen nr. 14. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në orën 09:00, ku një makinë me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç (këmbësor). Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Advertisement