Kronike
Aksident në Elbasan, makina përplas motoçikletën
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/09/aksident-1.jpg)
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Belsh. Mjeti tip ‘Benz’ ka përplasur një motoçikletë, e cila drejtohej nga një grua. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur. 32-vjeçarja me inicialet V.K është dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)